Ministria e Jashtme e Italisë njoftoi të enjten se webfaqja e saj është shënjestruar nga një sulm kibernetik, por sistemet e sigurisë kanë zbutur efektet e tij pa shkaktuar ndërprerje.
“Që nga mëngjesi i sotëm, uebfaqja e Ministrisë së Punëve të Jashtme ka qenë shënjestër e një sulmi kibernetik, i cili deri më tani është frenuar në mënyrë efektive nga sistemet e sigurisë, pa shkaktuar asnjë ndërprerje”, thuhet në një deklaratë të ministrisë.
Në deklaratë thuhet se situata po monitorohet vazhdimisht në bashkëpunim me Qendrën Kombëtare Strategjike dhe në koordinim me autoritetet përkatëse.
Gjithashtu, autoritetet po analizojnë webfaqet e përfaqësive diplomatike dhe konsullore italiane jashtë vendit për të përcaktuar nëse ato kanë qenë shënjestër e sulmeve të ngjashme.


