Sondazh

Vendimi i Hagës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Dy nga deputetët, një seri shqetësimesh për ‘Territorialen’”/ Mazniku: Duhet të vendosim për territorin, ndarja lidhet me ciklin elektoral

schedule20:46 - 7 Tetor, 2026

schedule 20:46 - 7 Tetor, 2026

Deputeti i Partisë Socialiste, Arbjan Mazniku, ka folur për procesin e reformës territoriale dhe konsultimet me opozitën.

Në një intervistë në emisionin “Real Story” në ABC News, Mazniku tha se opozitës i ishte dhënë mundësia të përfshinte ekspertët e saj në proces, ndërsa theksoi se propozimi për skenarin me më shumë bashki kishte ardhur nga opozita.

Ai deklaroi se propozimi për reformën ishte bërë publik dhe ishte diskutuar edhe në grupin parlamentar të PS-së, ku, sipas tij, ishin prezantuar skenarët e mundshëm.



Mazniku u ndal edhe te diskutimet brenda PS-së, duke thënë se disa deputetë kishin shprehur shqetësime për reformën.

Sipas Maznikut, përcaktimi i territorit është pjesa që duhet të vendoset fillimisht, pasi lidhet drejtpërdrejt me zgjedhjet e ardhshme vendore.

“Ne i dhamë opozitës mundësi të kishin të njëjtën numër ekspertësh. Mbaroi afati, i jemi lutur një muaj rresht me shkresa të bëjmë takimin, sepse na mbaron afati. Sollën ekspertët një raport që ka të gjitha të dhënat. Nuk na erdhi një kundër përgjigje. Më datë 30 korrik ligji i propozuar nga ne, ka qenë në faqen e Parlamentit dhe i është ndarë të gjithë deputetëve. Ka një mbledhje publike të grupit parlamentar të PS, është raportuar në media në qershor. Ku unë kam shkuar dhe kam raportuar 3 orë për këtë punë. Kemi propozuar atje skenarët e mundshëm dhe në bazë të skenarëve është marrë vendimi. Është marrë vendim në mbledhje më pas detajimin e skenarit padyshim e kemi bërë bashkë. Skenari me shumë bashki u propozua nga opozita. Duke kuptuar rëndësinë që çështja ka, unë e kuptoj që ka intensitet të lartë publik. Por procesi në grupin parlamentar të PS është rutinë, normal. Në mbledhjen e fundit dy nga deputetët janë pasur një seri shqetësimesh të cilët unë i kam diskutuar me ta, dhe i kam dhënë përgjigje për shqetësimet që ka. Unë me një pjesë të gjërave që zoti Braçe thotë, “unë bie dakord”. Bie dakord që idealja do kishte qenë që të kishim bërë një reformë tërësore. Të diskutonim financat, por problemi që ne kemi është se këtë duhet të bënim bashkë me opozitën dhe arritëm në një pikë që kemi dy zgjidhje, o kjo reformë ngelet në 2031, dhe fillon efektivisht në 2035, ose të zgjidhim parakushtin që është territori sot, dhe fitojmë një viti kohë tjetër deri në fillimin e punëve të kryetarëve të rinj në shtator të vitit tjetër. Janë të lidhura me një element specifik, në fillim të nëntorit Presidenti duhet të shpallë zgjedhjet. Do shpallë zgjedhjet për 61 bashki apo për 46 bashki? Ndërkohë që zgjedhjet do bëhen në maj, dhe kryetarët e bashkive do betohen në korrik dhe do fillojnë punë në shtator. Në shtator duhet të kemi dhe kompetencat dhe financat. Në çdo rast efektet e reformë do nisin më pas. Elementi i vetëm që është i detyrueshëm të jetë sot është territori sepse ndarja është i lidhur automatikisht me ciklin elektoral”, tha ndër të tjera ai.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!