Anëtari i Kryesisë së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Labinot Bislimi, ka komentuar situatën politike në Kosovë dhe ngërçin institucional.
I ftuar për të folur mbi zhvillimet e fundit, Bislimi kritikoi kryeministrin Albin Kurti, duke e akuzuar se po e zvarrit zgjidhjen e situatës politike.
“Kurti po luan me fjalë. Po shikojmë se po vihen në lojë qytetarët e Kosovës. Kurti nuk do që ngërçi të zgjidhet”, u shpreh Bislimi.
Më tej, ai hodhi akuza edhe ndaj kryeministrit dhe ministres së Drejtësisë Donika Gërvalla, të cilët sipas tij janë kundër Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).
“Edhe kryeministri dhe ministrja e Drejtësisë janë kundër UÇK-së”, deklaroi Labinot Bislimi.


