Sondazh

Vendimi i Hagës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Jeta mes vreshtave/ Nga vreshtat e Lushnjës, historia e fermerëve që zgjedhin tokën si mënyrë jetese

schedule22:52 - 9 Tetor, 2026

schedule 22:52 - 9 Tetor, 2026

“Ka vende ku toka është thjesht një peizazh natyrore, por, ka vende ku toka është mënyrë jetese. Këtë e kupton fare thjeshtë në Krutje të Sipërme të Lushnjës, ku që në orët e para të mëngjesit banorët e kësaj zone vërshojnë nëpër ara, fusha, parcela, për të grumbulluar gjithë mundin, e djersën e një sezoni të gjatë. Që me vjeljen e rrushit, perimeve dhe me nxjerrjen e frutave në treg. Nëse ke zgjedhur këtë vend për të pushuar, ke bërë zgjedhjen e gabuar, sepse unë sot nuk kam ardhur vetëm për të takuar këta njerëz punëtor dhe fisnik, por, për të provuar nëse mund të punoj dhe unë si ata. Megjithëse, duke parë ritmin e shpejtë me të cilin ata lëvizin, që tani kam filluat të dyshoj, nëse do arrij ta mbush apo jo këtë arkë me rrush”

Eno Shani është 30 vjeç, baba i dy fëmijëve. Shkollën e ka mbaruar për Inxhinieri mekatronike, por rruga e tij profesionale nuk nisi në bujqësi.

Për një periudhë ka punuar si kasap bashkë me të atin. Por më pas zgjodhi një tjetër drejtim. Prej rreth gjashtë vitesh, Eno merret me bujqësi, veçanërisht me kultivimin e rrushit.



Në këtë parcelë ka rreth 20 mijë rrënjë rrushi, me variatete te ndryshme për konsum të freskët. Puna është familjare, por në periudhën e vjeljes duhen edhe më shumë duar. Sepse në ditët e ngarkuara, nga këto vreshta mund të dalin deri në 40 kuintalë rrush.

Sa i takon prodhimit, Eno thotë se është i kënaqur me këtë sezon. Por, me sa po e shet një kg rrush, dhe si duket tregu?

Florian Avrami është 30 vjeç. Pas disa vitesh në emigrim, zgjodhi të kthehej në vendlindje, pranë familjes, për të bërë të njëjtën punë që kishte bërë në Itali: vreshtarinë. Por këtë herë me një ndryshim të rëndësishëm: pranë njerëzve të tij.

Rrushi i prodhuar këtu nuk mbetet vetëm në tregun vendas. Një pjesë e prodhimit shkon edhe drejt tregjeve të Ballkanit, rajonit dhe Evropës.

Teksa kalon nga një vresht në tjetrin në Lushnje, takon edhe të rinj që kanë zgjedhur bujqësinë si profesion. Amarildo është vetëm 24 vjeç dhe ndër fermerët më të rinj të zonës. Krahas studimeve, merret edhe me punët e fermës./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!