Sondazh

Vendimi i Hagës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

SHBA tërhiqet nga baza britanike/ Largon bombarduesit pas zbulimit të aktit të dyshuar terrorist

schedule11:36 - 5 Tetor, 2026

schedule 11:36 - 5 Tetor, 2026

Forcat Ajrore të Shteteve të Bashkuara kanë tërhequr të gjithë bombarduesit amerikanë që ndodheshin të dislokuar në bazën britanike RAF Fairford. Lajmi është konfirmuar zyrtarisht nga ushtria amerikane, e cila bëri të ditur se të gjithë bombarduesit janë rikthyer në bazat e tyre në Shtetet e Bashkuara.

Sipas Forcave Ajrore amerikane, bombarduesit e saj operojnë rregullisht në vende të ndryshme të botës, në kuadër të përgatitjes së forcave dhe përmbushjes së kërkesave operacionale.

Personeli që operon flotën amerikane të bombarduesve, përfshirë avionët B-1, B-2 dhe B-52, mbetet në gatishmëri për të kryer misione sulmi me precizion në çdo pjesë të botës. Pentagoni thekson se këto operacione mund të zhvillohen edhe nga bazat në territorin kontinental të Shteteve të Bashkuara, duke ruajtur aftësinë për të kryer misione “kudo dhe në çdo kohë”.



RAF Fairford është një nga bazat kryesore të përdorura nga SHBA-ja në Evropë për operimin dhe dislokimin e bombarduesve strategjikë. Në muajt e fundit, Shtetet e Bashkuara kanë përdorur bazën për dislokimin e bombarduesve B-1 dhe B-52 drejt Lindjes së Mesme, pasi Mbretëria e Bashkuar miratoi një kërkesë të Uashingtonit për përdorimin e saj në kuadër të operacioneve mbrojtëse ndaj Iranit.

Tërheqja e bombarduesve vjen disa ditë pas incidentit të raportuar në RAF Fairford, për të cilin zyrtarë britanikë dhe amerikanë kanë lënë të kuptohet se mund të ketë pasur përfshirje të një aktori të huaj. Kryeministri britanik Andy Burnham deklaroi se kishte “indikacione të forta” se Irani kishte luajtur një rol në incident, pa dhënë detaje të mëtejshme. Nga ana tjeter Teherani  ka mohuar çdo përfshirje.

Edhe Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, tha se “qartësisht përfshiheshin duart e një aktori të huaj”, por nuk dha detaje të tjera, duke argumentuar se ishte i kufizuar në atë që mund të deklaronte publikisht.

Ndërkohë, Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha se ishte “i befasuar” që te pestë burrat e dyshuar ishin liruar me kusht.

Pavarësisht tërheqjes së bombarduesve nga RAF Fairford, Pentagoni thekson se aftësia e flotës amerikane nuk është prekur dhe se avionët strategjikë mbeten të gatshëm për të kryer misione nga bazat në territorin amerikan, me kapacitet për të vepruar në distanca të largëta dhe në çdo kohë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!