Sondazh

Vendimi i Hagës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Nis viti i ri shkollor në Shkodër/ Numri i studentëve shtohet me 8 përqind këtë vit

schedule10:05 - 5 Tetor, 2026

schedule 10:05 - 5 Tetor, 2026

Universiteti i Shkodrës “Luigj Gurakuqi” ka hapur dyert për vitin e ri akademik 2026–2027. Studentët u janë drejtuar auditoreve, ndërsa për 953 prej tyre kjo ditë shënon nisjen e studimeve universitare. Në ceremoninë hapëse, rektorja Blerta Dragusha deklaroi se regjistrimet e studentëve nga Shqipëria janë rritur me 8% krahasuar me vitin e kaluar, duke u ndalur edhe te ecuria pozitive në fakultetet e universitetit.

Në total, këtë vit janë regjistruar për herë të parë 953 studentë, kundrejt 870 një vit më parë. Mes të regjistruarve janë edhe 16 studentë nga trevat shqiptare jashtë Shqipërisë, të cilët nuk përfshihen në përllogaritjen e rritjes prej 8%.

Numri i tyre është rritur krahasuar me vitin e kaluar, duke dëshmuar interesin për studimet në Shkodër edhe përtej kufijve të vendit. Ndër programet më të preferuara mbeten ato të shkencave teknike mjekësore. Infermieria dhe Infermieri-Mami kanë plotësuar 100% të kuotave, ashtu si edhe Edukimi Fizik. Në programet e Ekonomikut janë plotësuar 84% e kuotave, ndërsa në Informatikë 83%.



Programet me karakter profesional kanë plotësuar pothuajse të gjitha kuotat e parashikuara për këtë vit akademik. Oferta akademike është zgjeruar këtë vit me programin “Business Administration”, ku janë plotësuar 85% e kuotave në dispozicion. Interesi për programet e mësuesisë mbetet në të njëjtat nivele me vitin e kaluar. Ndërkohë, një zhvillim pozitiv është evidentuar në programin e Fizikës, për të cilin këtë vit ka pasur interes nga studentët.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!