Sondazh

Vendimi i Hagës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

VIDEO/ Vlorë, Policia kontrolle “blic” rrugëve të qytetit

schedule22:26 - 3 Tetor, 2026

schedule 22:26 - 3 Tetor, 2026

Policia e Vlorës ka shtuar kontrollet në disa pika të qytetit, në kuadër të masave të marra për rritjen e sigurisë gjatë fundjavës.

Një prej pikave të kontrollit është vendosur në rreth rrotullimin e Transballkanikes, ku efektivët ndalojnë dhe kontrollojnë automjetet që qarkullojnë në këtë aks.

Kontrollet kanë në fokus veçanërisht automjetet me xhama të zinj, ndërsa verifikohen edhe drejtuesit dhe pasagjerët, për identifikimin e personave në kërkim apo të atyre që mund të mbajnë armë pa leje.



Kontrolle të ngjashme po zhvillohen edhe në pika të tjera të qytetit të Vlorës, ndërsa prania e shtuar e forcave të policisë synon parandalimin dhe evidentimin e shkeljeve të ligjit gjatë fundjavës/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!