Sondazh

Vendimi i Hagës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

City ndien rrezikun, nis kundërsulmin/ Klubi zyrtarizon apelimin: Vendimi me gabime, i pabesueshëm

schedule18:51 - 2 Tetor, 2026

schedule 18:51 - 2 Tetor, 2026

Manchester City ka nisur kundërsulmin, pasi u shpall fajtor për shkelje të “Fair Play Financiar” në 114 raste dhe tani rrezikon penalitet të rënda, përfshirë edhe përjashtimin nga Premier League.

Klubi ka zyrtarizuar apelimin, duke e shoqëruar atë me një deklaratë të ashpër. “Kemi dorëzuar ankesën e plotë kundër vendimit të Komisionit të Premier League lidhur me procedurat disiplinore të këtij të fundit.

Qëndrimi i prerë i klubit është se vendimi përmban gabime të dukshme – thelbësore, ligjore, parimore dhe faktike – në disa pika, dhe për rrjedhojë nuk mund të konsiderohet i besueshëm”, lexohet mes të tjerash në deklaratën e “Cityzens”.



Ky reagim ishte I pritshëm, por është konfirmuar vetëm pak minuta, pasi Federata Angleze e Futbollit bëri një deklaratë zyrtare pas vendimit të Komisionit të Pavarur, i cili e shpalli Manchester City, përveç shkeljeve të rënda të rregulloreve të “Fair Play Financiar” edhe për dështim në bashkëpunimin me hetimet që përfshinin nëntë sezone, midis viteve 2009 dhe 2018. “Vendimi i Komisionit të Pavarur ka implikime të rëndësishme për integritetin e futbollit” dhe duke vënë në dukje se autoritetet “po e shqyrtojnë me kujdes këtë vendim dhe pasojat e tij, dhe do të marrin masat e nevojshme”, thotë Federata Angleze.

Për mediat lokale, ky është një tjetër sinjal se Manchester City rrezikon shumë për të ardhmen. Në pritje të vendimit zyrtar, të gjitha opsionet janë në tavolinë. Gjoba e majme është e pashmangshme, por edhe heqjet e pikëve për disa sezone, revokimi i trofeve deri te zbritja në një kategori më poshtë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!