Të paktën 12 balena vrasëse janë gjetur të ngordhura mes kushteve të vështira në det, në bregdetin e Ishullit të Veriut të Zelandës së Re.
Sipas raportit nga Radio Zelanda e Re, Joel Lauterbach, zyrtar për mbrojtjen e natyrës, tha se autoritetet u njoftuan dje për bllokimin në breg të 15 balenave vrasëse të vogla. Zyrtarët, së bashku me vullnetarë, nisën një operacion shpëtimi në plazhin Ninety Mile, në rrethin Far North, raportojnë mediat e huaja.
Balenat ishin shpërndarë në disa kilometra përgjatë plazhit ndërsa kushtet e vështira në det, dallgët, baticat dhe errësira që po afrohej e vështirësuan përpjekjen për shpëtimin e tyre.
“Kushtet mbetën të vështira edhe sot”, tha zyrtari.
Lauterbach tha se autoritetet po punonin për të mbledhur informacione për të “kuptuar rrethanat e plota të bllokimit të balenave”.
Sipas raportit, edhe në vitin 2018, një duzinë balenash të rralla të kësaj specieje u bllokuan në breg. Tetë prej tyre u transportuan në ujëra më të qeta, por vetëm një mbijetoi pas përpjekjes për t’i rikthyer në det.


