Kryeministri Edi Rama ka publikuar në rrjetet sociale, foto me presidentin amerikan, Donald Trump, të cilin e ka takuar gjatë vizitës në SHBA.
Kreu i qeverisë ka ironizuar opozitën duke thënë se fotografia është bërë me Inteligjencë Artificiale.
Në foto, shfaqet edhe bashkëshortja e kryeministrit, Linda Rama.
“Meqë s’e takova dot, siç thanë ata që çfarë nuk thonë, po asgjë s’bëjnë e s’na bëjnë dot, u detyrova ta bëj me IA. Po thuajuni atyre të bëjnë kujdes, se dro del që s’është IA dhe dalin prap si kokrrat e kandarit”, shkruan kryeministri në Instagram.
Rama ishte në SHBA në një vizitë disa ditore, ku mori pjesë në punimet e Asamblesë së Përgjithshme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara./abcnews.al
View this post on Instagram


