Avokati Gentian Rumano thotë se prokuroria dhe mbrojtja duhet të trajtoheshin si palë të barabarta, gjë e cila nuk ka ndodhur.
Në emisionin “Real Story” në ABC News, Rumano u shpreh se më përpara, nëse një avokat paraqiste prova për klientin e tij, prokuroria nuk e merrte parasysh.
Rumano shtoi se me ndryshimet e reja, prokuroria dhe më pas gjykata do duhet të pranojnë provat e avokatëve për klientët e tyre.
“Avokati nuk bën punë që e ka individuale, përfaqëson një palë, që është i pandehuri. Duhet të ishin mundësi të barabarta, prokuroria dhe mbrojtja duhet të trajtoheshin si palë të barabarta. Prokuroria dhe gjykata janë palë me njëra-tjetrën. Ne jemi në procese gjyqësore, i bën kërkesë gjykatës dhe i thua se ky akt ekspertimi është i pavlefshëm dhe gjykata nuk ta pranon. Në një proces, aksident të themi, prova kryesore është akti i ekspertimit auto teknik, e bën prokuroria, ia lejon ligji. Nëse ke kundërshtime dhe i thua prokurorisë ke disa gabime, nuk ta merr fare parasysh. Tani e bën akt ekspertimi privat, jo vetëm prokuroria, që duhet t’ia çosh në cilësinë e provës, ti e dërgon në proces, do bësh dosjen tënde dhe do e çosh në prokurori. Prokurori ia jep gjykatës.
Pranon një gamë provash, pranon provat shkencore, akte që i ke marrë nga institucione shtetërore. Nëse dërgon akt ekspertimi, dje, prokuroria dhe gjykata nuk t’i pranonin, nesër me ndryshimet e reja t’i pranon. Gjykatat e kanë dhe sot, por nuk e lejojnë avokatin. Ka probleme të tjera paketa e reformës në drejtësi. Nëse nuk do kishte luftë SPAK me qeverinë, prapë nuk do paraqitesh këto ndryshime,. U deshën këto përplasje që të reflektohej. Ne avokatët nuk kemi qëndruar në heshtje, i kemi kërkuar me kohë. Nuk u morën parasysh. Tashmë që është nevoja, mua më intereson”, theksoi ai./abcnews.al


