Zjarri që përfshiu zonën e Pirajve në Lezhë është vene nën kontroll pas më shumë se pesë orësh ndërhyrje. Flakët qe u përhapën me shpejtësi në një sipërfaqe të gjere ju afruan banesave duke detyruar banorët të përballen me një situatë të frike për pronën e tyre.
Puna në terren nuk ka përfunduar ende. Zjarrfikësit po vijojnë ndërhyrjen për shuarjen e vatrave të mbetura, ndërsa zona po monitorohet për të shmangur përhapjen e mundshme të flakëve.
Në operacion u angazhuan forca të shumta zjarrfikëse, ndërsa në terren ishin edhe struktura të emergjencave. Prefekti i qarkut Lezhë, Taulant Malshi, deklaroi se ndërhyrja u përqendrua kryesisht në mbrojtjen e banesave dhe frenimin e përhapjes së zjarrit.
Bilanci paraprak i dëmeve përfshin dy banesa të pabanuara dhe një kasolle bagëtish të shkrumbuara. Zjarri ka përfshirë gjithashtu sipërfaqe të konsiderueshme me pemë, ndërsa është dëmtuar edhe një pjesë e linjës hekurudhore.


