Sondazh

Vendimi i Hagës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Gjermania nuk pranon tjetër “turp”/ “Panzerat” presin sot Serbinë në duelin e Ligës së Kombeve

schedule12:54 - 1 Tetor, 2026

schedule 12:54 - 1 Tetor, 2026

Një barazim që mund të kishte qenë fitore, dhe një disfatë e papritur. Ky është bilanci i Gjermanisë, katër herë kampione e botës, deri tani në Ligën e Kombeve, ndaj edhe ndeshja e sotme ndaj Serbisë në Mynih cilësohet si një udhëkryq.

A do të dinë të besuarit e trajnerit të ri, Jurgen Klop, që të bëjnë autokritikë pas humbjes që u konsiderua e turpshme ndaj Greqisë? Vetë ish-tekniku I shquar I Dortmundit dhe Liverpulit, ka besim, dhe ka punuar fort me lojtarët për të ndërtuar një skuadër të madhe.

Duket e habitshme që të thuhet kështu pas një pike në dy ndeshje, por vetë Klop pohoi se ky është vetëm fillimi i punës, se është një proces që do kohë, dhe se synimi është të krijohet një skuadër e cila t’u krijojë probleme të gjithëve, pra edhe një Spanje apo France.



Gjithsesi, morali nuk duket shumë i lartë, ndërsa ka mungesa si Shlotenbek apo kapiteni Kimih. Në portë do të jetë Urbig dhe jo Ter Shtegen apo Nybel. Serbia duket kundërshtari më i përshtatshëm që Gjermania ta bëjë më në fund kthesën.

Kombëtarja, dikur e respektueshme dhe e rrezikshme, po kalon një periudhë shumë të vështirë, me humbjet në shtëpi kundër Greqisë e Holandës, pas dështimit në grupin eliminator të Kupës së Botës, ku Anglia dhe Shqipëria u renditën mbi të.

Trajneri Paunoviç fton tifozët që të kenë besim, pritet që të luajë me 3 qendërmbrojtës, ndërsa Pavloviç i Milanit është në dyshim.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!