Sondazh

Vendimi i Hagës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Eksperti Hajrizi: Ardhja e Von der Leyen, në një moment kaotik për Prishtinën

schedule17:24 - 30 Shtator, 2026

schedule 17:24 - 30 Shtator, 2026

Eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare, Selam Hajrizi, ka komentuar zhvillimet e fundit politike dhe situatën në rajon, duke u ndalur te çështjet që lidhen me shqiptarët në Luginën e Preshevës, Kosovën dhe perspektivën evropiane të rajonit.

Hajrizi vlerësoi rëndësinë e përfaqësimit politik të shqiptarëve dhe nevojën që zëri i tyre të jetë sa më i pranishëm në institucionet përkatëse. Vizitën e  Von der Leyen në Ballkan e cilësoi sidomos për Kosovën, si një vizitë në moment kaotik dhe apokaliptik.

“ Nuk flitet shumë për të drejtat e shqiptarëve, duhet të përfaqësohen sa më shumë në Luginën e Preshevës. Nëse mund të kemi 5 deputetë, edhe pse është e vështirë, zëri i tyre do jetë shumë më i madh sesa i vetmuar deri më tani. Tirana dhe Podgorica janë në një hap të rëndësishëm drejt BE dhe kanë një strategji të zhvilluar ndaj aspiratave.



Ardhja e Von der Leyen në një moment kaotik dhe apokaliptik për Prishtinën pas 16 shtatorit, ku ishte një traumë e madhe historike. E vërtetë që do kërkojë zgjedhjen e presidentit dhe pse kanë mbetur 5 ditë, është e vështirë që në Kosovë të zgjidhen çështjet politike.”   / abcnews.al /

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!