Sondazh

Vendimi i Hagës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale/ Avokati: Të domosdoshme! Lehtësim edhe për punën e gjykatësve

schedule13:45 - 30 Shtator, 2026

schedule 13:45 - 30 Shtator, 2026

Në një intervistë në “News Line” në ABC News avokati, Ili Gërdupi komentoi ndryshimet e prezantuara nga kryeministri Edi Rama për Kodin e procedurës Penale.

Ai tha se këto ndryshime ishin të domosdoshme dhe se do të jetë një lehtësim edhe për punën e gjykatësve.

“Këto vendime janë shumë organike bëhet fjalë për një vendim të gjykatës kushtetues për telefonin dhe vendimin e gjykatës së lartë. Por këto dy vendime nuk kanë patur efektin e dukshëm. Dhe këtu shihet e nevojshme një ndërhyrje legjislative. Besoj se këto janë ndryshime të mirëpritura. Dhe duket sikur prokurorë e gjykata janë të detyruar të japin masën arrest me burg. Pra këto ndryshime ligjore do t’i çlirojnë nga kjo barrë që u ka rënë. Vepra që janë deri në pesë vite përbëjnë numrin më të madh të veprave penale që janë ose vjedhje me pasoja të rënda, vrasje, plagosje të rënda. Dhe rrezikshmërinë e kanë më të lartë. Dhe mendoj që kriteri 5 vjeçar është i duhur. Ende nuk kemi një draft por bazuar në deklaratat e kryeministrit, qoftë barrë që i ngarkon prokurorit për ta vërtetuar dhe qoftë gjykatës që do jetë kërkesa më e fundit, do të duhet të tejkalojë disa veprime që kodi i procedurës aktuale nuk i përfshin të gjitha. Pra ndryshime do të shmangin edhe këtë pretendim të fundit”, tha ndër të tjera avokati.



Gjithashtu ai nënvizoi se qëllimi kryesor është të arrihet drejtësia dhe se sipas tij drejtësia mund të arrihet edhe duke qenë humane.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!