Sondazh

Vendimi i Hagës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Kodi i ri Penal/ Dervishaj: Do të “sfumojë” arrogancën në ushtrimin e ndjekjes penale

schedule21:27 - 1 Tetor, 2026

schedule 21:27 - 1 Tetor, 2026

Avokati Bledar Dervishaj ka komentuar ndryshimet e propozuara në Kodin e Procedurës Penale, duke i vlerësuar ato si pozitive dhe si një hap drejt shtimit të garancive në procesin penal.

I ftuar në emisionin “Real Story”, Dervishaj u ndal veçanërisht te ndjekja penale ndaj prokurorëve të posaçëm, duke argumentuar se kjo kompetencë duhet t’i takojë Prokurorisë Speciale. Ai kritikoi gjithashtu përplasjet mes pushteteve dhe ndërhyrjen e gjyqësorit në role që, sipas tij, i përkasin legjislativit dhe ekzekutivit.

Sipas Dervishajt, ndryshimet mund të ndikojnë në kufizimin e tejkalimit të kompetencave gjatë ushtrimit të ndjekjes penale.



“Një risi tjetër shumë e bukur, që mua më pëlqen dhe shpresoj që të vendoset edhe në Kushtetutë është se kush do ushtrojë ndjekje penale edhe ndaj prokurorëve të posaçëm. Që në gjykimin tim do të ishte Prokuroria Speciale.

Unë do doja që ta shikoja shoqatën e prokurorëve që të mos ishte aq e prerë, sepse ndryshimet janë pozitive. Gjyqësori me pushtetin që i është dhënë, ka filluar që të mendojë një herë si legjislativ dhe një herë si ekzekutiv. Megjithëse janë role të ndryshme.

Të kundërshton nismën ligjvënëse, sepse ngushton kompetencat e mia, nuk është e mirë. Shpesh herë kjo gjë krijon tension mes pushteteve. Mos mbizotëro mbi gjykatën. Mua më duket se përpos rregullimit dhe shtimit të garancive, do të sfumojë, ose do të ulë arrogancën në ushtrimin e ndjekjes penale”, tha Dervishaj.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!