Sondazh

Vendimi i Hagës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Ish-prokurori Karanxha: Nuk besoj që Vlora Hyseni të jetë bashkëpunëtore me Agasin, duhet të kenë dosje personale bashkëpunimi

schedule20:51 - 29 Shtator, 2026

schedule 20:51 - 29 Shtator, 2026

Ish-prokurori Ervin Karanxha ka komentuar çështjen që lidhet me Vlora Hysenin dhe Ergys Agasin, duke argumentuar se statusi i bashkëpunëtorit kërkon një dosje të posaçme bashkëpunimi.

Duke folur për pretendimet mbi një bashkëpunëtor, Karanxha tha se Vlora Hyseni, sipas tij, nuk mund të konsiderohet bashkëpunëtore pa ekzistencën e një dosjeje personale bashkëpunimi.

 “ Ergys Agasi ka qenë më parë biznesmen dhe takimi me të ka qenë i pranishëm. Ka ndodhur një masë sigurie dhe duhet të kemi parasysh që videot po bëjnë vepër penale.



Në lidhje me bashkëpunëtorin, nuk mund të jetë personi tjetër, Vlora nuk është bashkëpunëtore. Që të jesh bashkëpunëtor, duhet të kesh një dosje personale. Kjo gjë nuk ka ndodhur. Të kesh një bashkëpunëtor do të thotë të kesh dosje bashkëpunimi. Nuk besoj që të jetë bashkëpunëtor me Vlorë Hysenin.”

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!