Gjykata e Apelit në Durrës ka lënë të lirë Durim Keçin, i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane.
Ende nuk ka të dhëna mbi arsyetimin e gjykatës në lidhje me këtë vendim për të liruar 42-vjeçarin, që njihet si një ndër të fortët e Shijakut. Më herët gjykata e Shkallës së Parë e vlerësoi të ligjshëm arrestimin e 42-vjeçarit nga policia dhe nisi procedurat për ekstradimin e tij. Por pas vendimit të Apelit, Durim Keçi, nuk do jetë më i detyruar të kthehet në Itali.
Durim Keçi u ndalua në Tetor të 2017-s në Durrës .
Gjykata e Gjenovas në Itali e ka dënuar me 9 vjet e 7 muaj burg për trafik droge, shfrytëzim prostitucioni, krime me armë kundër personit, pjesëmarrje në organizata kriminale dhe shkatërrim prone./abcnews.al
Lirohet Durim Keçi me vendim nga Gjykata e Apelit në Durrës
schedule19:02 - 24 Janar, 2018
schedule 19:02 - 24 Janar, 2018