VIDEO/ “Një vend i vogël dhe djallëzor europian…”: Khamenei sulmon Shqipërinë pas sulmit ndaj bazave amerikane?

schedule14:44 - 8 Janar, 2020

schedule 14:44 - 8 Janar, 2020

Në fjalimin e tij pas sulmit me raketa ndaj dy bazave ushtarake amerikane në Irak, lideri suprem i Iranit Ali Khamenei, krahas akuzave ndaj SHBA-ve, duket t’i jetë referuar edhe Shqipëria duke e “nxirë” vendin tonë në sytë e iranianëve.

Ajatollah Khamenei foli për “një vend shumë te vogël, por shumë i keq europian, ku amerikanët bashkepunojne me tradhtarët e Iranit kundër Republikës Islamike”, raporton abcnews.al.

Khamenei është duke folur në gjuhën farsi, ndërsa fjalimi u përkthye në gjuhën angleze teksa transmetohej live nga “Al Jazeera”.

Me termin tradhtar, Khamenei i referohet muxhahedinëve të MEK, ndërsa Shqipëria është vendi i vetëm europian, në të cilin ata janë strehuar.

Përplasjet SHBA – Iran, shtohen masat e sigurisë në kampin e muxhahedinëve në Manzë

Nga fjalimi duket se Khamenei i referohet pikërisht Shqipërisë edhe pse nuk e përmend me emër.

Megjithat, në qendër të fjalimit të liderit suprem të Iranit Ali Kamenei ishin sigurisht akuzat dhe paralajmërimet ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës por dhe ndaj vendeve të tjera aleate të saj:

“Është një vend shumë I vogël por shumë i keq europian, ku elementë amerikanë bashkëpunojnë me tradhtarë iranianë dhe planifikojnë kundër Republikës Islamike.

Dhe plani që kishin u pa qartë, me protestat që u mbajtën në Iran, pasi disa nga ata tradhtarë erdhën në Iran për të protestuar.

Agjentë armiq nisën të zbatojnë planin për të sabotuar, vrarë dhe opër të shkatërruar si qeverinë ashtu dhe kushtetutën tonë”.

Sipas Khameneit, ata financuan një plan të tillë dhe me trazirat që ndodhën Uashingtoni u gëzua duke menduar se Irani kishte marrë fund.

Por ai theksoi se vendi ishte i përgatitur për këto plane. Khamenei paralajmëroi njerëzit e shumtë të pranishëm se armiku po përpiqet që t’i bëjë të dyshojnë për pushtetin mbrojtës të vendit.

“Armiku është amerika dhe regjimi Zionist dhe ne nuk duhet të bëjmë gabime në vendin tonë”.

Duke i falenderuar për pjesëmarrjen Khamenei porositi që iranianët duhet të bëhen të fortë ushtarakisht dhe ekonomikisht në mënyrë që armiku të mos mundet t’i lëndojë. /abcnews.al