Sondazh

Vendimi i Hagës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Shteti, imunitet nga sëmundjet e vjetra”, Rama: Shqipëria nuk ndalet!

schedule15:10 - 27 Shtator, 2026

schedule 15:10 - 27 Shtator, 2026

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka mbërritur në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës “Nënë Tereza”, së bashku me delegacionin që e shoqëroi gjatë vizitës së tij disa ditore në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Pas rikthimit në Shqipëri, Rama ka komentuar zhvillimet e fundit në vend, duke u ndalur te lufta kundër korrupsionit dhe procesi i reformimit të drejtësisë. Rama tha se Shqipëria nuk kthehet pas dhe asgjë nuk do të na ndalë. Më tej ai theksoi se dje korrupsioni ishte sistemi dhe ky është titulli epokal që ka nisur.

Sipas tij, pas një agonie të gjatë, organizmi i shtetit po fiton imunitet nga sëmundjet e vjetra.

“ Sot është vetë sistemi i Shqipërisë që po shfaq vetëpastrim që nuk e ka pasur kurrë, është arritje dhe autorësinë e saj e kam unë dhe PS. E shohin SPAK-un si armën fatale të rënë nga qielli kundër nesh, që i ka mundur në çdo zgjedhje dhe që i mund në betejat e arenës së shpifur mediatike sa herë u bie mendja që të më zënë ngushtë. Nuk është mundja e atyre që mua më prish gjumin, as pulëkakarisja e tyre arsyeja e këtij adresimi. Ky adresim lidhet me çfarë po ndodh me korrupsionin dhe drejtësinë, që është rezultat i misionit historik Shqipëria 2030 në BE. Ndryshimi historik: dje korrupsioni ishte sistemi dhe ky është titulli epokal që ka nisur. Pastrimi i sistemit në këtë fazë është i zhurmshëm, madje dhe i pistë në disa raste, prek dhe lëndon dhe individë të pafajshëm dhe të fajshmit në radhë të parë. Pas një agonie të gjatë, organizmi i shtetit po fiton imunitet nga sëmundjet e vjetra.

Jam kthyer në Shqipëri, por Shqipëria nuk kthehet pas, asgjë nuk do na ndalë dhe nuk do ndalemi.”

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!