Sondazh

Vendimi i Hagës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Rama kthehet nga SHBA, kryeministri u drejtohet me mesazh shqiptarëve

schedule14:27 - 27 Shtator, 2026

schedule 14:27 - 27 Shtator, 2026

RINAS- Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka mbërritur në Aeroportin Ndërkombëtar i Tiranës “Nënë Tereza” së bashku me delegacionin, i cili e ka shoqëruar gjatë vizitës së tij disa ditore në SHBA, ku mori pjesë në punimet e Asamblesë së Përgjithshme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara Asamblenë (OKB) si dhe zhvilloi takime me komunitetin shqiptar atje.


Shefi i qeverisë po iu drejtohet me një mesazh qytetarëve shqiptarë.

“ Sot është vetë sistemi i Shqipërisë që po shfaq vetëpastrim që nuk e ka pasur kurrë, është arritje dhe autorësinë e saj e kam unë dhe PS. E shohin SPAK-un si armën fatale të rënë nga qielli kundër nesh, që i ka mundur në çdo zgjedhje dhe që i mund në betejat e arenës së shpifur mediatike sa herë u bie mendja që të më zënë ngushtë. Nuk është mundja e atyre që mua më prish gjumin, as pulëkakarisja e tyre arsyeja e këtij adresimi. Ky adresim lidhet me çfarë po ndodh me korrupsionin dhe drejtësinë, që është rezultat i misionit historik Shqipëria 2030 në BE. Ndryshimi historik: dje korrupsioni ishte sistemi dhe ky është titulli epokal që ka nisur. Pastrimi i sistemit në këtë fazë është i zhurmshëm, madje dhe i pistë në disa raste, prek dhe lëndon dhe individë të pafajshëm dhe të fajshmit në radhë të parë. Pas një agonie të gjatë, organizmi i shtetit po fiton imunitet nga sëmundjet e vjetra.

Jam kthyer në Shqipëri, por Shqipëria nuk kthehet pas, asgjë nuk do na ndalë dhe nuk do ndalemi.”

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!