Kryeministri Edi Rama, gjatë takimit me komunitetin shqiptar në Staten Island të New York-ut, tha se Shqipëria e sotme nuk është më një vend në nevojë për ndihma, por një vend i hapur ndaj investimeve, partneriteteve dhe eksperiencës së shqiptarëve jashtë vendit. Ai theksoi gjithashtu hapjen e një dere të re për shqiptarët që duan të rikthehen te pronat e të parëve.
“Duke qenë se këtu me mua, pasi pashë më hodhën disa vezë, erdhi me urgjencë kryepolici Pjerin Ndreu. Duke qenë se Pjerini është një nga kryetarët më të suksesshëm të Shqipërisë, më tha që bëj kujdes, se këtu ka lezhianë.
Lum si ju që keni Pjerin Ndreun dhe lum Pjerin Ndreu që ju ka ju. Shqipëria e sotme nuk është më Shqipëria në nevojë për ndihma. Normalisht, si në çdo vend, edhe në Shqipëri ka familje që kanë nevojë për ndihma. Sot Shqipëria është një njeri krahëhapur për të pritur investime, partneritete, eksperiencën e kujtdo, duke filluar nga eksperienca e shqiptarëve. Sot Shqipëria ka hapur një derë të re, shqiptarëve që kanë pronën e stërgjyshërve”, tha Rama.

