Koret raciste ndaj Mario Balotelli, FIGC dënon Lazion

schedule13:53 - 8 Janar, 2020

schedule 13:53 - 8 Janar, 2020

Mario Balotelli ka qenë sërish viktimë e thirrjeve raciste. Sulmuesi i Brescia, në ndeshjen e fundjavës kundër Lazio, është shigjetuar nga tifozët miq. “Boo” është kthyer në një normalitet në Serie A dhe akoma nuk po gjendet një zgjidhje.

Ndeshje u ndërpre në minutën e 30-të, kur Balotelli u ankua tek arbitri i ndeshjes. Më pas rinisi dhe tashmë komisionet disiplinore në FIGC e kanë shqyrtuar rastin në fjalë. 20 mijë euro është gjoba për thirrjet e tifozëve, ndërkohë që edhe 2 mijë euro të tjera do të shlyhen për shkak të hedhjes së shisheve.

Gjoba kanë marrë edhe klube të tjerë të Serie A. SPAL, klubi i Etrit Berishës, është gjobitur me 10 mijë euro, Juventusi me gjysmën e kësaj shifre dhe Genoa me 4 mijë euro. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!