Pamjet që shihni janë momentet e aksionit të SPAK dhe BKH në Shkodër, ku u arrestua në banesë 50-vjeçari Bledar Çafi, pjesë e grupit të Rrajave.
Çafi akuzohet për për veprat penale “Trafikim i lëndëve narkotike”, kryer në bashkëpunim, në formë të grupit të strukturuar kriminal, si dhe “Grup i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.
Ndërkohë, forcat e policisë po kryejnë kontrolle në Tiranë për ekzekutimin e një mase tjetër sigurie për Indrit Doklen, i cili nuk është gjetur në banesë.
Dokle akuzohet për veprat penale “Trafikim i lëndëve narkotike”, kryer në bashkëpunim, në formë të grupit të strukturuar kriminal, si dhe “Grup i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.
Operacioni i koduar “Muri i Lartë’ lidhet me hetimet e SPAK ndaj personave të dyshuar si pjesë e grupit të njohur si “Rrajat”. Çështja është hetuar prej kohësh nga Prokuroria e Posaçme./abcnews.al

