Një juri në New Mexico ka vendosur se Facebook mashtroi rreth 2.1 milionë banorë lidhur me përdorimin e të dhënave të tyre personale.
Vendimi i jurisë në Santa Fe lidhet me skandalin Cambridge Analytica, ku të dhënat personale të dhjetëra mijëra përdoruesve të Facebook-ut u mblodhën pa dijeninë e tyre dhe u përdorën për qëllime politike.
Sipas vendimit, secili prej 2.1 milionë banorëve të shtetit përbën një shkelje të ligjit për mbrojtjen e konsumatorit.
Tani pritet që gjyqtari të përcaktojë masën e gjobës. Ligji i New Mexico-s parashikon deri në 5,000 dollarë për çdo shkelje, çka do të nënkuptonte një shumë teorike prej rreth 10.5 miliardë dollarësh.
Çështja është një nga pasojat e skandalit Cambridge Analytica, i cili shpërtheu në vitin 2018 dhe shkaktoi një debat global mbi privatësinë dhe përdorimin e të dhënave personale nga kompanitë teknologjike.
Cambridge Analytica u mbyll dhe hyri në procedurë falimentimi në vitin 2018.

