Sondazh

Vendimi i Hagës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Presidenti Begaj thërret të hënën, mbledhjen e Këshillit të Sigurimit

schedule09:54 - 25 Shtator, 2026

schedule 09:54 - 25 Shtator, 2026

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj do të mbledhë paraditen e të hënës Këshillin e Sigurimit Kombëtar.

Burime bëjnë me dije se në rend të ditës do të jetë çështja e sigurisë kombëtare pas vendimit të dhënë nga SPAK e GJKKO për masën e arrestit në shtëpi ish-drejtueses së Shërbimit Informativ Shtetëror, Vlora Hyseni.

Për të njëjtën çështje kreu i shtetit priti dje në një takim Ministrin e Brendshëm, Ervin Demo, së bashku me Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Skënder Hita.

Më pas ai zhvilloi edhe një takim të veçantë me drejtorin e komanduar të SHISH-it, Elvis Lila.

Në një njoftim të shkurtër Presidenca bëri të ditur se në këto takime, Presidenti Begaj u informua dhe diskutoi me ta mbi çështje të aktualitetit.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!