Kastrioti ka zyrtarizuar dy lëvizje në dalje. Në fakt njëra dihej prej kohësh, pasi klubi krutan ka dalë me njoftim për largimin e sulmuesit Brunild Pepa. Lushnjari është rikthyer në ekipin e vendlindjes dhe do e vijojë aty karrierën.
Largimi tjetër është në repartin e mbrojtjes. Florian Daci, i cili u largua nga Liria e Prizrenit vjet dhe iu bashkua Kastriotit në verë, e ka mbyllur bashkëpunimin me krutanët para kohe.
Palët e kanë parë të arsyeshme të shtrëngojnë duart dhe qendërmbrojtësi Daci do kërkojë të tregojë aftësitë e tij në një tjetër ekip, me shumë mundësi në kampionatin shqiptar. /abcnews.al
https://www.instagram.com/p/B7DmxLQg1gc/?igshid=1kn7x5g7mxv86

