Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tiranë, në rrugën “Marko Boçari”, ku një 49-vjeçar ka humbur jetën pasi u godit disa herë me thikë.
Bëhet fjalë për Kreshnik Carën, i cili kishte mbërritur në spital në gjendje të rëndë shëndetësore, me plagë të shumta në pjesën e barkut.
Pavarësisht ndërhyrjes mjekësore, 49-vjeçari nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra.
Policia ka arrestuar autorin e dyshuar të ngjarjes, Toni Nake.
Rrethanat dhe shkaqet e konfliktit që çuan në plagosjen fatale janë ende nën hetim.

