“Jemi në kushtet e puci shtetëror”, kështu u shpreh analisti Arben Meçe në një intervistë në “Real Story” në ABC News, ndërsa analizoi ngjarjet e fundit që kanë përfshirë vendin dhe janë kthyer në debatin kryesor.
Meçe tha se nga një numër i madh komunikimesh janë përzgjedhur vetëm disa prej tyre, të cilat, sipas tij, janë përdorur në publik për të dëmtuar figurën e personave të përfshirë në çështje.
Sipas analistit, publikimi i këtyre komunikimeve nuk ndihmon në zbardhjen e çështjes, por prek imazhin dhe integritetin e personave që janë pjesë e saj
“Kam përpara një informacion që flet për 508 komunikime dikush ka arritur të seleksionojë 3 komunikime . Njëri prej tyre që njofton Gysin që do kishte takim me kryeministrin, pista e dytë shpirt zemër dhe pista e tretë ku kjo e komunikonte për Taon. Për Taon… Pra dikush ka nxjerrë këto dhe sot në media kanë dalë gazetarë që kanë folur në emër të prokurorëve të SPAK duke dhënë besueshmëri që këto kanë dalë nga SPAK. Të tria janë denigruese dhe nuk kanë të bëjnë me çështje. Shpirt zemër e përdorim dhe në politesë…Është e njëjta strategji që është përdorur me Belinda Ballukun.,. Te Balluku doli palloshi, se çfarë i duhej popullit kjo shprehje? Pra SPAK nxjerr në treg teza të cilat cënojnë personalitetin dhe figurën e atij personi që sot është në debatin tonë. Është një skemë që nuk e shohim sot dhe ata aktorë që dalin në emër të SPAK janë të njëjtë dhe atëherë. Por nuk jemi në kushtet e një diskutimi që duhet të nxjerrim një të vërtetë apo një krim. Por jemi në kushtet e një puçi shtetëror. Kam thënë që SPAK ka koëh që është futur në politikë dhe është bërë aktor kundër qeverisë. Nëse shefja e SHISH ka shitur informacion që ka të bëjë më sigurinë, nuk merret masa e sigurisë arrest shtëpie. E kuptoni çdo të thotë të shesësh sekret shtetëror…? Dhe nëse ka shitur informacione të NATO-s ë mos harrojmë që ishte në aktivitet të NATO-s dhe aty ta arrestojmë. Por lind pyetja a ishte çështje urgjente kjo e arrestimit? Po të ishte urgjente që flitej për një takim me shërbimet ruse dhe serbë , se kjo është shpërndarë sot, të parët që marrin informacione janë ata mjeshtrë e NATO-s. Po të bëhej fjalë për sigurinë kombëtare do ishte në burg direkt. Por SPAK godet integritetin e saj dhe lë të debatueshëm atë që është kryesor. Lind pyetja çfarë sekreti ka nxjerrë kjo zonjë dhe në dispozicion të kujt e ka nxjerrë? Pra pse nuk u prit të vinte këtu? Pra qëllimi ishte të cënohej integriteti i shtetit në një ambient ku diskutohej siguria. Edhe dy ditë kryeministri kthehej në Shqipëri. E kupton do të thotë të godasësh shërbimin e fshehtë kur kryeministri është jashtë vendit? Ky quhet puç shteti. Dhe në çdo vend të botë puçi i shtetit organizohet kur kryetari i shtetit ndodhet jashtë dhe ti godet infrastrukturën e shërbimeve. Sot apo nesër Rama ka një fjalim atje…”, tha Meçe.

