Pas kërkesës së dorëzuar në Kushtetuese nga PDK, për tejkalimin e afateve për konstituimin e kuvendit dhe zgjedhjen e qeverisë kurti 4, organi më i lartë i drejtësisë në Kosovë foli.
Sipas saj Kuvendi u konstituua pas afatit të parashikuar me ligj, dhe ka si pasojë rrjedhjen e afateve për zgjedhjen e kreut të ri të shtetit (60 ditë nga konstituimi), ndaj ai duhet të zgjidhet jo më larg se 6 tetori, ndryshe parlamenti shpërndahet dhe vendi shkon përsëri në zgjedhje.
Në pikën e katërt të konkluzioneve të kushtetueses thuhet se deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës duhet që sa më parë të zgjedhin Nënkryetarin e Kuvendit të Republikës së Kosovës nga radhët e grupit të dytë më të madh parlamentar.
Përsa i përket kërkesës së dytë nëse qeveria kurti 4, zgjedhur në 13 qershor është brenda afateve kushtetuese, por ajo konstaton se Qeveria qëndron.
Aktgjykim hyn në fuqi menjëherë në ditën e publikimit të tij nga Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës.
Vendimi i kushtetueses sqaron se kriza mbetet tek presidenti dhe nënkupton se nëse nuk ka një zëvendësues për Albulena Haxhiu, vendi shkon automatikisht në zgjedhje, votime të cilat duhet të mbahen 45 ditë nga shpërndarja e kuvendit.

