Sondazh

Vendimi i Hagës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Shqipëria, nyje strategjike në korridoret evropiane”, Karakaçi nga Kina: Hekurudha Durrës-Rrogozhinë, pritet fituesi në nëntor

schedule16:13 - 23 Shtator, 2026

schedule 16:13 - 23 Shtator, 2026

Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi, i ftuar nga Ministri i Transportit i Kinës në Forumin Global të Transportit të Qëndrueshëm, përmendi ecurinë e disa prej projekteve kryesore infrastrukturore në Shqipëri, duke theksuar rëndësinë e vendit si një nyje strategjike në korridoret evropiane të transportit.

Sa i përket Korridorit VIII, Karakaçi deklaroi se gara për hekurudhën Durrës-Rrogozhinë është në fazën përmbyllëse dhe se brenda muajit nëntor pritet shpallja e fituesit.

Paralelisht, sipas tij, vijon puna për zgjerimin e aksit Elbasan-Qafë Thanë, ndërsa segmentet e para të bypass-it të Elbasanit janë kontraktuar dhe puna ka nisur.

Edhe në Korridorin Adriatiko-Jonian, ministri bëri me dije se proceset janë në fazë të avancuar. Gara për ndërtimin e hekurudhës Vorë-Hani i Hotit është drejt përfundimit, me një investim të parashikuar prej rreth 360 milionë eurosh. Sipas Karakaçit, punimet për këtë projekt pritet të nisin në fillim të vitit 2027.

Në lidhje me autostradën Adriatiko-Joniane, ministri tha se po përgatitet studimi inxhinierik për segmentin Murriqan-Balldren, një nga pjesët më sfiduese të korridorit. Studimi po financohet përmes fondeve grant të Bashkimit Evropian dhe pritet t’i dorëzohet ministrisë në janar 2027.

Karakaçi u ndal gjithashtu te autostrada Milot-Balldren, duke deklaruar se po vijon puna për finalizimin e kontratës dhe të projektit teknik përfundimtar.

Gjatë qëndrimit në Shangai, Karakaçi tha se do të zhvillojë gjithashtu takime me stafin akademik të Institutit të Teknologjisë në Shangai, me synim nisjen e një marrëdhënieje bashkëpunimi studimor në fushën e ujësjellës-kanalizimeve.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!