Sondazh

Vendimi i Hagës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Zjarr në Vlorë/ Flakët djegin një sipërfaqe me bimësi, rrezikohen banesat

schedule15:46 - 23 Shtator, 2026

schedule 15:46 - 23 Shtator, 2026

Sërish zjarr në qytetin e Vlorës. Flakët kanë përfshirë kodrën në zonën mbi Spitalin Rajonal të Vlorës. Të ndihmuara nga era e fortë, kane djegur një sipërfaqe me bimësi.

Dyshohet se flakët janë afruar edhe pranë disa banesave, duke rritur rrezikun për zonat e banuara dhe bimësinë  përreth.

Në terren janë nisur tre automjete zjarrfikëse me rreth 20 punonjës, të cilët po punojnë për izolimin e flakëve dhe shmangien e përhapjes së tyre.

Era e fortë vijon të favorizojë  rindezjen e vatrave, duke e bërë situatën veçanërisht të vështirë për zjarrfikësit.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!