Sondazh

Vendimi i Hagës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Protesta në Prishtinë, “lironi çlirimtarët”/ Nata e shtatë në shesh, mijëra qytetarë në mbështetje të UÇK

schedule12:24 - 23 Shtator, 2026

schedule 12:24 - 23 Shtator, 2026

Prishtina nuk ndalet, edhe pse politika hesht.

Mbështetja për katër ish krerët e UÇK-së me thirrjet “jo në emrin tim” vijoi edhe në natën e shtatë në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.

Protestuesit kundërshtuan vendimin e Gjykatës Speciale ndërsa paralajmëruan se rezistenca e tyre nuk do të thyhet.
“Sonte u bë një javë! Shtatë ditë. Shtatë net. Çdo natë, në të njëjtën orë. Çdo natë, në të njëjtin shesh. Çdo natë, bashkë për UÇK-në! Dhe sonte dua t’ju them vetëm një gjë: shikojeni njëri-tjetrin! Pas një jave jemi ende këtu. Nuk jemi lodhur. Nuk jemi larguar. Nuk kemi heshtur. Dhe kjo është përgjigjja më e fuqishme për këdo që ka menduar se kjo protestë do të zgjasë një natë, dy net, e pastaj do të shuhet. Jo!”, tha një protestues.

Mijëra qytetarë dhanë edhe njëherë mesazhin se nuk do të lejojnë askënd të njollosi luftën çlirimtare, pa harruar të drejtonin gishtin nga politika që hesht.

Mbledhja e tyre nuk është për asnjë parti politike, por për atë që e cilësuan kauza në mbështetje të UÇK-së.

Ata presin qëndrim të unifikuar pas propozimit për ndryshim të ligjit për specialen.

Një tjetër tubim i madh pritet të mbahet nga platforma “Liria ka emër” në 1 tetor, ora 16 në Prishtinë, ndërsa organizimet kanë nisur edhe në diasporë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!