Sondazh

Vendimi i Hagës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

BE në Zvërnec, dështon misioni “Tabaku”/ Prifti i Manastirit përzë deputeten e PD: Jo politikë në kishë

schedule13:05 - 22 Shtator, 2026

schedule 13:05 - 22 Shtator, 2026

Erdhën, panë, ikën.

Ditën e dytë të punimeve, Komiteti i Stabilizim-Asocimit doli nga sallat e Tiranës për të vizituar natyrën e Zvërnecit.

Një grup me eurodeputetë dhe deputetë të Shqipërisë zhvilluan një vizitë turistike dhe kulturore këtë të martë, për të parë peizazhin bregdetar dhe Manastirin, duke evituar pjesën e debatit botëror, investimin e dhëndrit të Donald Trump.

Veç disa ‘’flamingove rozë” që pritën vizitorët me protestë, ne kishe u shfaq nje flamingo blu.

“Faleminderit për mikëpritjen se ky është një vend i Zotit që është mbajtur e ruajtur nga Zoti edhe në kohë të vështira të komunizmit. Tani debatin për këtë investimin besoj e keni ndjekur se ne për atë punë kemi ardhur sot me kolegët e Parlamentit Europian” u shpreh Tabaku, e cila u ndërpre menjëherë nga prifti i Manastirit.

“Brenda ambienteve të kishës, sidomos në mënyrë absolute, por dhe jashtë në manastir, të tilla muhabete nuk bëhen”, u shpreh ai.

Por goditje Tabakut nuk i erdhi vetëm përballlë, por edhe djathtas. Nga Miku i partisë së saj, Fredi Beleri.

“Unë jam pro çdo investimi, kur bëhet me ligjet dhe normat e shtetit të së drejtës” tha ai për mediat.

Dhe në kor me Belerin, ishte edhe Taulant Balla.

“U informuan se projekti po hartohet mbi parimin se vija bregdetare dhe ekosistemet natyrore të Shqipërisë përbëjnë pasuri që duhen mbrojtur, me angazhimin për të përmbushur ose tejkaluar standardet mjedisore të zbatueshme të Bashkimit Europian” theksoi Balla./ abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!