Sondazh

Vendimi i Hagës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Agasi dhe Shpataraku mbeten në qeli/ Apeli lë në fuqi masat e sigurisë së GJKKO

schedule13:31 - 22 Shtator, 2026

schedule 13:31 - 22 Shtator, 2026

Egys Agasi dhe Uljan Shpataraku mbeten në qeli. Apeli i Posaçëm ka lënë në fuqi masat e sigurisë së Gjykatës së Posaçme.

Prej muajsh në arrati, Agasi u arrestua në 26 gusht në zonën e Plepave në Durrës nga Forcat Operacionale të Policisë, teksa ishte duke lëvizur me automjet. Pas disa orësh, ai u shoqërua për në Bllokun e Sigurisë “Mine Peza” në Tiranë.

Së bashku me Agasin, në makinë ka qenë edhe Uljan Shpataraku. Agasi është nën hetim që prej vitit 2025, e ndaj tij rëndojnë dyshime për një sërë veprash penale, mes tyre konkurrencë e paligjshme nëpërmjet dhunës, heqje e paligjshme e lirisë, shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike, grup i strukturuar kriminal, pastrim i produkteve të veprës penale dhe korrupsion aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike.

Agasi dhe biznesmeni Ermal Beqiraj, i cili u arrestua pak kohë më parë në Francë, akuzohen për “grup të strukturuar kriminal” dhe “manipulim me tenderët” e AKSHI-t./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!