Sondazh

Vendimi i Hagës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Ukraina godet rafinerinë e Gazprom/ Sulmi në Moskë, me raketa balistike “Pelican”

schedule12:04 - 21 Shtator, 2026

schedule 12:04 - 21 Shtator, 2026

Për herë të parë në luftën kundër Rusisë, Ukraina ka përdorur raketën e re balistike “Pelican”

Rrezikshmëria e raketës “Pelican” lidhet me karakteristikat e saj balistike, që nënkuptojnë shpejtësi të lartë dhe aftësi për të goditur objektiva në distanca të konsiderueshme.

gjatë operacionit u përdorën dhjetë lloje të ndryshme armësh, shumica e të cilave, sipas tij, janë zhvilluar dhe prodhuar në Ukrainë.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, deklaroi se forcat ukrainase goditën një objekt të rëndësishëm të industrisë ruse të naftës, si dhe një strukturë të zinxhirit logjistik në rajonin e Moskës.

Në mesin e objektivave ishte edhe rafineria e naftës e Gazprom Neft, në zonën e Kapotnyas, një prej impianteve kryesore të furnizimit me karburant të kryeqytetit rus.

Autoritetet ukrainase pretendojnë se rafineria siguron rreth 40 %  të nevojave për karburant të Moskës dhe zonave përreth.

249 dronë u rrëzuan gjatë natës dhe rreth 450 dronë te tjere u interceptuan.

Sulmet shkaktuan dëme në ndërtesa banimi dhe objekte të tjera, ndërsa u raportuan edhe viktima.

Në zonën e Sofyinos, një grua humbi jetën dhe pesë persona, mes tyre dy fëmijë, u plagosën pasi një dron goditi një pallat.

Në një tjetër distrikt, një burrë i moshuar humbi jetën pasi shtëpia e tij u shkatërrua.

Kievi e paraqet operacionin si një goditje ndaj infrastrukturës strategjike të industrisë ruse të naftës dhe logjistikës, ndërsa Moska e përshkruan atë si një sulm masiv me dronë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!