Nuk mund të mendohet që të mos llogaritet. Reali i Madridit në basketboll, ashtu si edhe në futboll, është klubi numër 1 në Europë, dhe në të gjithë botën nëse heq mënjanë NBA-në amerikane.
Skuadra gjigande, që tashmë ka 100 trofe kombëtarë e ndërkombëtarë, la pas një sezon zhgënjyes pa asnjë titull si ai 2025-2026, për ta nisur siç duhet edicionin e ri.
Fitoi Superkupën e Europës, e cila i përket kontinentit të vjetër, edhe pse Katërshja Finale u luajt në Abu Dabi të Lindjes së Mesme, dhe në konkurrim ishte dhe ekipi I Dubait, që merr pjesë edhe në Euroligë.
Ekipet e tjera ishin kampionia e Europës në fuqi, Olimpiakos i Pireut, dhe kampionia e Europës e sezonit të kaluar, Fenerbahçe e Stambollit.
Madridi ishte aty si nënkampion i Europës, ndërsa Dubai si pritës. Pas gjysmëfinales që e morën pas kohës shtesë pikërisht ndaj Dubait, edhe pse patën një publik prej 18 000 tifozësh kundër.
Rezultati ishte 98-95, dhe finalja u luajt ndaj Olimpiakosit, që mundi Fenerbahçen me vetëm dy pikë, 92-90.
Në “Etihad Arena”, spanjollët ia dolën ndaj rivalit shumë të fortë grek, me shifrat 93-89. Sukses i vështirë, por i merituar me të 12 basketbollistët që shënuan.
Më të mirët për Realin ishin Kampaso me 7 pikë, 5 topa në tabela e 9 asistë, francezi Luau-Kabarro me 12 pikë e 4 topa në tabela, Pradija, Felis e Jantunen me nga 11 pikë dhe Tavarez me 6 pikë e 7 topa në tabela.
Madridi drejtohet nga trajneri i ri, Pedro Martinez, ka shumë ndryshime në ekip, ndërsa synon të shtojë trofetë ndërsa ka 11 kupa të kampionëve të Europës e 38 tituj në Spanjë, mes 100 trofeve gjithsej./abcnews.al

