Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Irani ekzekuton një person për spiunazh

schedule07:52 - 20 Shtator, 2026

schedule 07:52 - 20 Shtator, 2026

Autoritetet iraniane kanë ekzekutuar Hossein Pedaranin, pasi ai ishte dënuar përfundimisht për spiunazh dhe bashkëpunim me shërbimin izraelit të inteligjencës, Mossad, raportojnë agjencitë iraniane.

Pedarani akuzohej se u kishte dorëzuar agjentëve izraelitë të dhëna tepër konfidenciale për lokacione të rëndësishme ushtarake dhe sisteme raketore në provincën Isfahan. Gjatë kontrollit në shtëpinë e tij, hetuesit gjetën dhe sekuestruan pajisje të koduara, si dhe pajisje të fshehura për regjistrim.

Agjencia zyrtare iraniane e drejtësisë, Mizan, publikoi detaje nga dëshmia e tij. Sipas këtij raporti, Pedarani fillimisht kishte tentuar të kontaktonte CIA-n amerikane, duke u ofruar për bashkëpunim, por pasi nuk mori përgjigje, iu drejtua Mossadit.



Disa ditë më vonë, ai mori përgjigje nga një person i inteligjencës që u prezantua si “Ben” dhe përdorte një numër telefoni holandez në aplikacionin WhatsApp.

Shërbimet iraniane pretendojnë se Pedarani kishte rivendosur kontaktin me Mossadin përmes aplikacionit Telegram pas shpërthimit të luftës 12-ditore, pak para se të arrestohej në Isfahan nën akuzat që lidhen me këtë konflikt.

Pas përfundimit të procesit gjyqësor, ai u dënua me vdekje për spiunazh dhe bashkëpunim me një shtet armik. Gjykata Supreme e Iranit e konfirmoi dënimin, pas së cilës u krye edhe ekzekutimi, raportojnë agjencitë Tasnim dhe Mizan.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!