Sondazh

Vendimi i Hagës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Tiranë/ 45-vjeçari qëlloi me armë në ajër pas një konflikti, plagoset lehtë 37-vjeçari

schedule10:39 - 19 Shtator, 2026

schedule 10:39 - 19 Shtator, 2026

Një 45-vjeçar është shpallur në kërkim nga Policia e Tiranës, pasi dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri në ajër pas një konflikti për motive të dobëta. Nga të shtënat, një 37-vjeçar ka mbetur i dëmtuar lehtë.

Ngjarja është raportuar rreth orës 03:30 në rrugën “Selaudin Zorba”. Pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4 kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe kanë nisur veprimet hetimore për zbardhjen e rrethanave.

Si rezultat i hetimeve paraprake, policia ka identifikuar si autor të dyshuar shtetasin 45 vjeç, i cili është shpallur në kërkim. Vijon puna për lokalizimin dhe kapjen e tij.

Sipas policisë, 45-vjeçari dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri në ajër pas një konflikti. Në afërsi të vendit të ngjarjes ndodhej shtetasi 37 vjeç, i cili ka mbetur i dëmtuar lehtë.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!