Sondazh

Vendimi i Hagës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Investimet e huaja, rekord/ BSH: Mbi 1.1 miliardë euro në 6 muaj

schedule13:42 - 18 Shtator, 2026

schedule 13:42 - 18 Shtator, 2026

Ekonomia shqiptare ka thithur më shumë investime.

Në pjesën e parë të vitit investimet e huaja tejkaluan nivelin prej 1 miliardë eurosh.

Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se kjo shifër është shumë më e lartë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Në gjysmën e parë të vitit 2025, investimet e huaja ishin rreth 759 milionë euro. Nëse bëjmë një krahasim rritja rezulton me rreth 50 %, brenda një viti.

Kjo do të thotë se kompanitë dhe investitorët e huaj kanë sjellë më shumë para në ekonominë shqiptare gjatë këtij viti. Si rrjedhojë edhe qarkullimi i euros në ekonominë shqiptare rezulton në nivele më të larta gjatë këtij viti duke justifikuar edhe dobësimin e euros përballë lekut.

Rritja e investimeve të huaja shihet edhe si një tregues i rëndësishëm për ekonominë, pasi kapitali i huaj mund të sjellë projekte të reja, vende pune dhe aktivitet më të madh ekonomik.

Të dhënat e Bankës së Shqipërisë për bilancin e pagesave tregojnë se vetëm gjatë tremujorit të dytë, flukset e investimeve të huaja direkte arritën në 741 milionë euro, duke u rritur me 86% në raport me të njëjtin tremujor të vitit 2025.

Nga të dhënat vërehet se investimet e huaja në pasuritë e paluajtshme janë rritur ndjeshëm, duke dëshmuar zgjerimin e interesit të investitorëve të huaj në tregun shqiptar, veçanërisht në zonat me potencial të lartë turistik dhe ekonomik.

Pas pasurive të paluajtshme renditet sektori financiar, energjia si dhe komunikacioni e hidrokarburet.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!