Sondazh

Vendimi i Hagës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

EMRI/ I dënuar në Itali për shfrytëzim prostitucioni dhe pjesëmarrje në organizatë kriminale, arrestohet 40-vjeçari

schedule11:48 - 18 Shtator, 2026

schedule 11:48 - 18 Shtator, 2026

Policia e Shtetit, përmes Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale, në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Dibër, ka finalizuar fazën e radhës të operacionit të koduar “Fast”.

Në kuadër të bashkëpunimit me autoritetet italiane për lokalizimin dhe kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar, specialistët e Sektorit për Kërkimin (FAST Albania) kanë lokalizuar dhe arrestuar në Peshkopi shtetasin Gëzim Dani, alias Gëzim Hidri, 40 vjeç.

40-vjeçari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, pasi Gjykata e Apelit e Napolit, me vendimin e datës 15 nëntor 2021, e ka dënuar me 9 vite burgim për veprat penale “Organizata kriminale” dhe “Shfrytëzimi i prostitucionit”.

Sipas autoriteteve italiane, Dani dyshohet se ka shfrytëzuar vajza nga Europa Lindore për prostitucion në zonën e Napolit, gjatë vitit 2009.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, vijon procedurat për ekstradimin e 40-vjeçarit drejt Italisë.
/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!