Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

‘Jep dorëheqjen’, Rama replikon me Tabakun i kujton “21 janarin”: Në bulevardin ku janë vrarë qytetarë, sot protestohet

schedule01:15 - 18 Shtator, 2026

schedule 01:15 - 18 Shtator, 2026

Protesta e qytetarëve solli një tjetër përplasje në Kuvend mes kryeministrit Edi Rama dhe deputetes së PD-së, Jorida Tabaku.

Në replikë me deputeten demokratë e cila i kërkoi dorëheqjen kreut të qeverisë, Kryeministri iu përgjigj duke kujtuar 21 Janarin, kur katër protestues u vranë në bulevard, dhe tha se sot qytetarët protestojnë në të njëjtin vend pa u cenuar.

“Zonja Tabaku, ju nuk ishit kur unë bëra replikën për gjithë përsëritjet tuaja, me trupin që drithërohej, për ‘100 ditë protesta, 100 ditë protesta’, dhe dua t’jua përsëris edhe kështu në sy. Kur qytetarët protestojnë poshtë dritares së qeverisë, quhet demokraci dhe kur e bëjnë këtë pa u hyrë gjemb në këmbë, quhet krenari.



Aq më tepër kur e bëjnë në po atë bulevard ku janë vrarë dhe janë plagosur. Por kur qytetarët që protestojnë i thonë opozitës dhe juve personalisht ‘largohu’, atëherë është një sëmundje ngjitëse që ajo protestë nuk e do. Dhe nuk kanë faj, sepse ju jeni një sëmundje ngjitëse e humbjes kronike. Kush ju afrohet, humb, humb, humb”, tha Rama. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!