Presidentja e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola, ka deklaruar se krijimi i statusit të “anëtarësimit të asociuar” për Kanadanë mund të hapë rrugën për një afrim të ngjashëm edhe të vendeve të tjera me Bashkimin Evropian.
Në një intervistë për mediat ndërkombëtare, Metsola tha se shtete si Australia dhe Zelanda e Re mund të ndjekin shembullin e Kanadasë dhe të kërkojnë lidhje më të ngushta me BE-në.
Sipas saj, statusi i propozuar do të përfaqësonte një alternativë mes anëtarësimit të plotë në BE dhe statusit të vendit kandidat.
Presidentja e Parlamentit Europian deklaroi se ka vende me të cilat Bashikimi Europian do të thellojë marrëdhënien, duke shtuar se beson se nisma mund të tërheqë edhe shtete të tjera.
“Unë nuk kam dyshim se kjo do të përfshijë edhe vende të tjera dhe se të tjera do të trokasin në derën tonë. Në kohë të tilla pasigurie, të kesh miq ka rëndësi”, u shpreh presidentja e Parlamentit Evropian.
Metsola theksoi se BE-ja ka tashmë marrëdhënie tregtare me Kanadanë, Australinë dhe Zelandën e Re, duke krijuar një bazë për një bashkëpunim edhe më të ngushtë.
Sipas presidents së Parlamentit Europian, modeli I “anlëtarësimit të asociuar” mund të përfshijë marrëdhënie më të thelluara tregtare, qasje në lëndët e para kritike dhe përafrim të rregullave në fusha me interes të përbashkët, përfshirë rrjetet sociale dhe mbrojtjen e të miturve.
Propozimi për “anëtarësimin e asociuar” të Kanadasë u bë të mërkurën edhe nga presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, gjatë fjalimit të saj vjetor për gjendjen e Bashkimit Evropian.
Afrimi i Kanadasë me BE-në vjen në një periudhë tensionesh tregtare me Shtetet e Bashkuara. Kryeministri kanadez Mark Carney ka kërkuar forcimin e lidhjeve me partnerë të tjerë ndërkombëtarë dhe ka folur për një aleancë mes “fuqive të mesme”.

