Sondazh

Vendimi i Hagës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Rimëkëmben eksportet shqiptare/ INSTAT: Në periudhën janar-gusht eksportet kapen vlerën 249 mld lekë

schedule13:57 - 17 Shtator, 2026

schedule 13:57 - 17 Shtator, 2026

Eksporti i mallrave “Made In Albania” është përmirësuar përgjatë këtij viti. Pas goditjes së pësuar një vit më parë tashmë shifrat tregojnë një rritje të tregtisë së jashtme.

Sipas INSTAT në periudhën janar-gusht eksportet shqiptare kanë pësuar një rritje me 17 miliardë lekë  gjatë periudhës duke arritur në 249 miliardë lekë në total. kjo shifër rezulton rreth 7.3 % më e lartë nëse e krahasojmë me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Po ashtu edhe përgjatë gushtit eksportet e mallrave ishin pozitive duke arritur vlerën 20,5 mld lekë ose 1,6 % më tepër  në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Por nëse e krahasojmë me korrikun e këtij viti vërehet një reduktim i vlerës së eksporteve. Ndikim kryesor në përmirësimin e bilancit  tregtar përgjatë gushtit ka dhënë  grupi Materiale ndërtimi dhe metale” “Ushqime, pije, duhan si dhe Minerale, lëndë djegëse, energji elektrike.

Negativisht kanë vijuar të kontribuojnë nëngrupet  “Tekstile dhe këpucë”  ndjekur nga “Produkte kimike dhe plastike” me -0,6 pikë përqindje.

Në muajin Gusht 2026, vendet me të cilat Shqipëria ka pasur rritjen më të madhe të eksporteve, janë Italia me 5 % dhe  Kosova 1,5 %.

Ndërsa vendet me të cilat eksportet kanë pasur rënien më të madhe, janë: Turqia dhe Maqedonia e Veriut. Shkëmbimet tregtare me vendet e BE-së zënë 46,2 %, të gjithë tregtisë

VLERA E EKSPORTEVE

Janar – gusht    2026             249 mld

Janar -gusht 2025                 232 mld

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!