Policia ka vijuar operacione në të gjithë vendin me synimin e verifikimit apo justifikimit të mjeteve të luksit për shtetasit që qarkullojnë me mjete të tilla.
Bazuar në një listë të “zezë” ku rezultojnë personazhe të dyshimtë për origjinën e parave të jetës së tyre luksoze, po ushtrohen kontrolle në rrugë.
Mjetet luksoze të shtetasve që dukshëm nuk e justifikojnë pasurinë përfshihen në kontrollet e policisë teksa qarkullojnë me automjetet e tyre.
Në një nga këto kontrolle u kap dhe u gjetën lingotat e floririt e më pas nga kontrolli në banesën e 30-vjeçarit sendet dhe paratë.
Bëhet fjalë për shtetasin, Armando Bixheku nga Rroskoveci, që u kap pas verifikimeve në kuadër të operacionit për mjetet e luksit.
/abcnews.al/

