Arta Marku krijon strukturën e re të Prokurorisë me 4 drejtori

schedule15:38 - 24 Janar, 2018

schedule 15:38 - 24 Janar, 2018

Zbardhen detaje nga struktura e miratuar nga kryeprokurorja Arta Marku për drejtimin e Prokurorisë së Përgjithshme. Katër drejtoritë e ketij institucioni do të drejtohen nga Sokol Stojani, Adnand Xholi, Thoma Jano dhe Arqile Koca.

Struktura e re e drejtimit të Prokurorisë së Përgjithshme do të përbëhet nga 4 drejtori, Drejtoria Gjyqësore, Drejtoria e Përgjimeve, Drejtoria e Marrëdhënieve me Jashtë dhe Drejtoria e Inspektimit.

Mësohet se është shkrirë Drejtoria e Hetimit. Ndërkohë pas miratimit të strukturës së re, kryeprokurorja Arta Marku emëroi këtë të mërkurë, Sokol Stojanin, drejtor te Inspektimit. Stojani ka qenë drejtor hetimi në kohën ku institucioni qëndror i akuzës drejtohej nga Ina Rama. Ndërkohë, drejtorët e tjerë do të jenë në po të njëjtat pozicione.

Adnand Xholi te Drejtoria Gjyqësore, Thoma Jano te Përgjimet dhe Arqile Koça te Marrëdhëniet me Jashtë. Marku gjatë këtyre ditëve si kryeprokurore ka zhvilluar disa takime me vartësit e saj në Prokurorinë e Përgjithshme, ndërkohë që njëherësh ka marrë dhe disa vendime duke realizuar ndryshimet në disa prokurori në rrethe dhe institucionin qëndror.

Mësohet se me ndryshimet e reja hiqen komandimet, gjë që pritet të pasohet më një sërë ndryshimesh sa i përket drejtuesve të prokurorive në Tiranë e rrethe. Tashmë pritet të zbardhet edhe numri i prokurorëve që janë të komanduar në Prokurori, pasi kjo ka qenë edhe një nga pikat kryesore të platformës së Arta Markut./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!