Organizatori i Diasporës, Murat Xhafa, ka folur për organizimin dhe pjesëmarrjen e shqiptarëve në mbështetje të ish-pjesëtarëve të UÇK në Hage.
Xhafa ka thënë se populli i Kosovës e ka dëshmuar bindjen e tij për pafajësinë e tyre, ndërsa ka theksuar se organizimi është bërë me shumë përkushtim.
Ai ka bërë të ditur se në organizim kanë marrë pjesë shumë shqiptarë nga Zvicra dhe se pritet që gjatë mëngjesit të mbërrijnë edhe të tjerë.
Xhafa ka njoftuar gjithashtu se organizatorët kanë marrë lejen për qëndrimin në shesh deri në mesnatë.
“Populli i Kosovës e ka dëshmuar që ata janë të pafajshëm. E kemi bërë me shumë zemër këtë organizim, ka shumë shqiptarë nga Zvicra dhe nga mëngjesi do të vijnë të tjerë. Leja është marrë për të qenë në shesh deri në orën 00:00.”

