Një 52-vjeçar është arrestuar në flagrancë nga Policia e Fierit, pasi dyshohet se ka plagosur me drapër një 67-vjeçar, pas një konflikti për motive të dobëta në fshatin Suk të Roskovecit.
Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme, rreth orës 22:30. Shtetasi 52 vjeç, dyshohet se është konfliktuar me shtetasin, 67 vjeç, në banesën e këtij të fundit dhe më pas e ka goditur me një mjet prerës, në këmbë.
Gjithashtu theksohet se 52-vjeçari, ka thyer urdhrin e mbrojtjes që i ka caktuar Gjykata, ish-bashkëjetueses së tij që është edhe vajza e 67-vjeçarit, duke shkuar në banesën e tyre, ku më pas ka ndodhur konflikti.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

