Një sasi lënde plasëse është vendosur në shtëpinë e Metin Bushatit. Ngjarja ka ndodhur fare pranë godinës së Bashkisë Shkodër. Nga ana tjetër, grupi hetimor në vendngjarje ka konstatuar dëme të lehta materiale dhe, sipas këqyrjes së vendit të ngjarjes, dyshohet për një sasi të vogël tritoli.
Nga ana tjetër, policia po heton për shkaqet, duke qenë se pronari i shtëpisë, me profesion mësues, pa probleme me drejtësinë. Nga ana tjetër, policia po heton edhe lidhjet familjare që mund të çojnë deri te arsyet e vendosjes së lëndës plasëse.
Po këqyren kamerat e sigurisë së objekteve përreth, për të bërë të mundur identifikimin e autorit të vendosjes së lëndës plasëse.
Po ashtu, nga shpërthimi, në pallatet përreth ka pasur krisje të xhamave të dritareve./abcnews.al

