Llapi përforcohet në mesfushë, Drita liron Hasanajn

schedule15:33 - 7 Janar, 2020

schedule 15:33 - 7 Janar, 2020

Lëvizje në Kosovë te Llapi dhe Drita. Klubi nga Podujeva ka njoftuar arritjen e marrëveshjes dhe nënshkrimin e kontratës me mesfushorin Atdhe Grajqevci. I larguar nga Drenica pak ditë më parë, 21-vjeçari ka vendosur të vihen nën urdhrat e trajnerit Tahir Batatina.

“Atdhe Grajqevci ka nënshkruar kontratë 3 vjeçare me Llapin. Mesfushori 21-vjeçar vjen nga Drenica. Atdhe Grajqevci, 21 vjeç, i lindur më 22.11.1998 në Kastriot. Është mesfushor qendre, por mund të luajë edhe si mesfushor defanziv si dhe mesfushor ofanziv.

Grajqevci ka qenë pjesë e Prishtinës, KEK-ut, e së fundmi Drenicës. Po ashtu ka mbrojtur me sukses ngjyrat e Përfaqësueses së Kosovës në kategoritë e reja”, njofton kluli i Llapit, ndërkohë më parë ka qenë Drita që ka njoftuar për një lojtarë të larguar.

“Klubi jonë FC DRITA dhe lojtari Donat Hasanaj kanë ndërpre bashkëpunimin. Ishte kërkesa e lojtarit që të jetë i lirë për t’u larguar për një sfidë të re, kjo për shkak të hapësirës jo të mjaftueshme që Donati kishte tek ne! Klubi jonë e falënderon Donatin për kontributin e dhënë dhe i dëshiron shumë suksese në vazhdim të karrierës”, shkruan klubi nga Gjilani. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!